Përgjigju, a ka mundësi Qeveria me ulë çmimin e naftës?
1
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri gjatë seancës së jashtëzakonshme për çmimet e naftës në vend, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili foli gjatë për këtë çështje, por nuk e dha një përgjigje.
Sipas tij, Murati ishte i tensionuar kur e mori fjalën dhe nuk u përgjigj se a ka mundësi Qeveria ta ulë çmimin e naftës, raporton Klankosova.tv
“A e dëgjuat ministrin me çfarë tone tensioni foli dhe nuk ke gjendje me na u përgjigj në një pyetje të thjeshtë. A ka mundësi Qeveria e Kosovës me një përgjigje konkrete, me ulë çmimin e naftës sepse qajo është tema. Asnjë përgjigje të vetme, u sill e u pështill me fol në aspektin ekonomik intelektual “, tha Tahiri