Deklaratat pa filtra të poetes Mimoza Ahmeti brenda “Ferma VIP” vazhdojnë të bëjnë xhiron e rrjetit, dhe së fundmi në qendër të komenteve të saj ka qenë moderatorja Arbana Osmani.
Gjatë një bisede, Moza ka kujtuar daljen e fundit në Prime të Arbanës, duke mos kursyer kritikat për veshjen e saj.
“Kishte vesh një gjë të zezë e dukej si bodybuilder,” u shpreh Moza, duke shtuar me ironi për njerëzit që e komplimentonin: “Të gjithë i thonin sa bukur, sa bukur… të gjithë rrenacakë!”
Kjo video virale nuk ka kaluar pa u vënë re nga vetë Arbana, e cila ka vendosur t’i përgjigjet këtij komenti me po aq sportivitet.
Ajo e ka ripublikuar videon e poetes në InstaStory-n e saj, duke e shoqëruar me një shkrim mjaft epik: “Çfarë do veshim sot se e zeza iku 🤣“.
Me këtë reagim, moderatorja tregoi se e ka shijuar humorin e Mozës dhe e ka kaluar të gjithë situatën me shumë pozitivitet, duke kthyer një “kritikë” në një moment mjaft argëtues për ndjekësit e saj.