Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë


Është mbyllur ndeshja e madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë, e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.
Kombëtarja shqiptare e mbylli me barazim ndeshjen ndaj Serbisë, e cila u luajt në “Air Albania” në Tiranë.
Rezultati pas 90 minutave ishte 0-0, shkruan “Gazeta Express”.
Gjatë tërë ndeshjes, Shqipëria ishte më e mirë se kundërshtari, mirëpo që në fund nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.
Shqipëria në pjesën e parë pati disa raste të mira, përmes Mitajt, Laçit e Manajt. Ky i fundit madje e humbi penalltinë në sekondat e fundit të pjesës së parë.
Në fillim të pjesës së dytë, Serbia dha ca shkëndija, me dy raste të mira shënimi, por që nuk kaluan përtej Thomas Strakoshës në portën kuqezi.
Pastaj, tërë lojën e mori në dorë Shqipëria, e cila rrezikoi përmes Armando Brojës dhe Nedim Bajramit.
Në fushë, në pjesën e dytë u paraqitën edhe dy yjet tjerë nga Kosova, Mirlind Daku dhe Ylber Ramadani.
Me këtë pikë, Shqipëria shkon në kuotën e katër pikëve, pas tri ndeshjeve të luajtura.
Ndërkohë, Serbia ka një pikë në vetëm një ndeshje.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *