Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ngjashëm si numerikisht, nuk qëndrojnë mirë në përfaqësim të drejt dhe adekuat as kur bëhet fjalë për pozicione udhëheqëse administrative.
Portali i lajmeve në internet. Poartalb.mk ka analizuar disa institucione shtetërore, për atë se sa shqiptarë ka në pozita udhëheqëse.
Në Ministrinë e drejtësisë dhe Ministrinë e sportit asnjë udhëheqës sektori nuk është shqiptar.
Në Ministrinë e Financave nga 15 këshilltarë shtetërorë vetëm një është shqiptar.
Në Ministrinë e Kulturës nga 22 pozicione udhëheqëse vetëm 4 janë shqiptarë.
Gjendja nuk është më e mirë as në Agjencinë e Komunkikimeve Elektronike nga 11-të këshilltarë të drejtorit vetëm 2 janë shqiptarë. Po në këtë institucion, nga 10 udhëheqës sektori vetëm 1 është shqiptar.
Kujtojmë se Portalb.mk në një analizë së fundmi prezantoi numrat e përfaqësimit etnik në disa institucione që janë në disproporcion me numrin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sipas regjistrimit të popullsisë. Nga të dhënat e siguruara rezultoi se në Presidencë, Ministrinë për Transformim Digjital, Ministrinë e Sportit, Bankën Popullore, MEPSO dhe Agjencinë e Administratës, shqiptarët janë të nënpërfaqësuar.
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht ka akuzuar qeverinë aktuale se po punëson pa asnjë barëspeshë sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Ndërkaq protagonistët e koalicionit VLEN tash e një kohë të gjatë vazhdimisht dalin me deklarata se është në përfundim procesi i zgjidhjes ligjore për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, që nga shfuqizimi i mekanizmit juridik “Balancuesi”. Por një zgjidhje e tillë ligjore po zvarritet me muaj të tërë.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e instrumentit “Balancues”, i cili ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk po mbahet llogari për përkatësinë etnike.
Lënda për shfuqizimin e tij u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 11 janar 2024, sepse, sipas tyre, me të bëhen abuzime gjatë punësimit. (Portalb.mk)
The post Përjashtimi vazhdon: Shqiptarët larg pozitave vendimmarrëse në RMV appeared first on KOHA.
Leave a Reply