Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda


Për herë të 27 deputetët iu drejtuan Kuvendit me qëllim konstituimin e tij. Mirëpo kësaj radhe disa qytetarë ishin mbledhur në hyrje për të protestuar për dështimet e njëpasnjëshme.

Edhe pse punë efektive ka shumë pak, deputetët janë paguar për një muaj e gjysmë që nga betimi i tyre nga 2600 euro secili dhe për këtë u kërkua llogari nga ta.

Me iniciativë të avokatit Arianit Koci, në momentin që do të fillonte seanca u planifikua mbyllja e dyerve të Parlamentit në mënyrë që deputetët të qëndrojnë brenda deri në funksionalizimin e institucionit.

Kjo bëri që të ketë forca më të shtura të policisë dhe kërkesës që të mbyllet vetëm një derë.

Ideja e mbylljes së tyre brenda Kuvendit nuk i pëlqeu as disa deputetëve që u njoftuan në hyrje për iniciativën.

Në fund, u mbyll njëra derë nga ku deputetët hyjnë në Kuvend në mënyrë simbolike.

Avokati Koci tha se përpos se po shkelet obligimi ndaj qytetarëve, deputetët po konsumojnë edhe vepër penale me moskonstituimin e Kuvendit.

“Mund të ketë elemente te korrupsionit pasiv nëse vërtetohet se ky bllokim është pjesë e pazareve politike, po e stimulojnë që po punojnë e në fakt nuk po punojnë, këto janë elemente të veprës penale të mashtrimit edhe potencialisht mundet me qenë edhe keqpërdorim i postës zyrtare”, tha avokati Koci.

Pavarësisht protestave, deputetët vijuan avazin me seancë që nisi me vonesë dhe zgjati pak për t’u kthyer sërish ditën e shtunë dhe me shumë mundësi për rezultatin e njëjtë.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *