Do të kthehemi më të fortë
1
Sulmuesi i Kosovës Fisnik Asllani, ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme ndaj Turqisë.
Në instagram, Asllani ka postuar një shkrim të shoqëruar me një foto bardh e zi ku shihet duke i fshirë lotët me fanellën dardane.
Ai nuk e fshehu pikëllimin për disfatën e mbrëmshme në “Fadil Vokrri”.
“Nuk është vec një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!”, shkroi sulmuesi i Hoffenheimit transmeton Klankosova.tv.