Gjest human nga Sasa, dhuron fustane për maturantet në nevojë
2
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke treguar anën e saj humane.
Teksa sezoni i maturës po afron, ajo ka vendosur të ndihmojë vajzat që nuk kanë mundësi të sigurojnë një fustan për këtë mbrëmje të veçantë.
Në një postim ne Instastory, Sasa shkroi:
“Pasi po afrohet mbrëmja e maturës, kam vendosur të dhuroj disa nga fustanet e mia për vajzat që kanë nevojë. Nëse je e interesuar, më shkruaj privatisht. Gjithçka do të mbetet plotësisht konfidenciale.”
Me këtë iniciativë, Sasa jep një shembull pozitiv, duke treguar se figura publike mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë përmes veprave.