“Edhe unë e kam deklaruar që po e fitova, 20 mijë euro do ja jap…”
Ditën e sotme është publikuar në “Instagram”-in e “Big Brother VIP” një video e Rogertit nga Dhoma e Rrëfimit, ku ai flet për Mirin, me të cilin në fillim ka patur shumë debate shumë të forta dhe të ashpra.
Por me kalimin e ditëve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri marrëdhënia e tyre ka ndryshuar totalisht. Nga akuzat dhe ofendimet e rënda, tani mes Mirit dhe Rogertit duket se ka lindur një shoqëri.
Te Dhoma e Rrëfimit, Rogerti ka folur pikërisht për Mirin, për të cilin shprehet se i duket sikur ai e do atë. Banori shton se do të rrijë me të dhe do të vëzhgojë nëse po bën gjë gabim me Selin apo me të tjerët.
Rogerti vijon duke thënë se do të shkojnë të dy në finale, e duke treguar edhe se çfarë do të bëjnë me lekët e çmimit të madh nëse fitojnë këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP”.
“Edhe unë e kam deklaruar që po e fitova, 20 mijë euro do ja jap unë atij”, shprehet ai.
Fjalët e Rogertit te Dhoma e Rrëfimit:
I sinqertë, i pastë, Miri bën lojën e vet. Mua më duket sikur mua më do. Sinqeritetin e Mirit do e nxjerrë ai vetë, jo unë. Unë nuk ja nxjerr dot, unë vetëm do të rri me të dhe do të vëzhgoj kundërshtarët, ta shoh a po bën ndonjë gjë gabim apo nuk po bën ndonjë gjë gabim, me Selin apo me dikë tjetër. Por Miri do të shkojë në finale bashkë me mua dhe do të kënaqet si e fitoi dhe si nuk e fitoi çmimin, për këtë jam i bindur. Është konkurrencë në fund të fundit. 100 mijë euroshin me ja ruajt djalit, po unë dua edhe për të bërë disa kavalerizëm që dua unë për të bërë.
Ai e do 100 mijë euro për punë e tij që do e mësojmë, por më shkon në mëndje që e ka për t’a ndarë me pjesëtarët e Dr. Florit që e përgëzoj.
Edhe unë e kam deklaruar që po e fitova, 20 mijë euro do ja jap unë atij.