Mes luftës në Iran dhe konflikteve të tjera ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të përditësojë këshillat e udhëtimit për qytetarët amerikanë.
Çdo vend në botë ka një renditje brenda Departamentit të Shtetit, duke filluar nga Niveli 1 relativisht i mirë deri në Nivelin 4 të cilësuar si i rrezikshëm.
Në nivelin 4 përfshihen vende të si Irani, Koreja e Veriut, Iraku, Libani, Rusia, Bjellorusia, Afganistani. Në nivelin e 3 janë vende si Izraeli, Bahreini, Qiproja, Kuvajti, Omani, Arabia Saudite, Katari.
Ndërkohë Shqipëria është në nivelin 2, ku amerikanët këshillohen të ushtrojnë kujdes të shtuar. Bashkë me vendin tonë në këtë nivel janë edhe vende si Serbia, Bosnja, Kosova, Turqia. Ndërsa në nivelin e parë janë vende si Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Rumania.
Vendet si Arabia Saudite, Omani, Kuvajti dhe Bahreini kanë kaluar nga këshillat e Nivelit 2 në Nivelin 3, ose nga rekomandimi “Ushtroni kujdes të shtuar” në “Rishikoni udhëtimin”. Irani është konsideruar si destinacion i Nivelit 4 “Mos udhëtoni”.