Sot fillon “Ferma VIP 3”, emra të njohur përfshihen në garën e fortë
4
“Ferma VIP 3” fillon rrugëtimit të tij sonte në mbrëmje.
Këtë herë, që natën e parë në fermë hyjnë më shumë personazhe se çdo sezon tjetër, shumica prej tyre nga fusha e artit, skenës dhe televizionit, një përzierje karakteresh që garanton tension, humor, përplasje dhe aleanca të paparashikueshme.
Rikthehet në ekran moderatorja e dashur Arbana Osmani.
Në ‘Fermën VIP’, çdo ditë është një sfidë, çdo vendim ka pasoja dhe çdo hap mund të ndryshojë lojën. Do të jetë vendi ku do të sfidohen aftësitë e pjesëmarrësve në punë fizike, si dhe strategjitë e tyre për të krijuar aleanca, për të menaxhuar emocionet dhe për të bashkëjetuar në një ambient ku çdo hap mund të ndikojë në fatin e tyre.
“Jam e gëzuar që kemi një kast të shkëlqyer, janë personazhe, përveçse të njohur, shumica e tyre, shumë të njohur, që janë shënuar prej dekadash. Janë të gjithë njerëz me karrierë, pra që kanë një background të rëndësishëm artistik, por jo vetëm. Kështu që jam e sigurt që për njëqind ditë do të kemi mundësi të shohim gjëra të bukura, por edhe ta ushqejmë pak shpirtin”, shprehet Arbana.