Kokalla e mohon që u takua me Murselin dhe Plavën për kryerjen e vrasjes së Liridonës

March 27, 2026


Kushtrim Kokalla, njëri ndër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, sipas gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e ka pohuar se është takuar disa herë me Granit Plavën dhe Naim Murselin.

Megjithatë, para trupit gjykues, Kokalla mohoi se ka pasur ndonjë marrëveshje me Murselin dhe Plavën për të kryer vrasjen e Liridona Ademajt, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti nuk e ka pranuar që është takuar me dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës.

“Nuk kam pasur asnjë lidhje me këtë marrëveshje, për kryerjen e veprës”, u shpreh Kokalla.

Ai ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.






Source link