Bie borë në Prishtinë, priten shkarkesa rrufesh e breshër nëpër Kosovë

March 27, 2026


Një shtresë e hollë e borës ka mbuluar Prishtinën mëngjesin e sotëm.

Ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit do të kemi kalimin e një fronti të ftohtë, i cili do të karakterizohet me të reshura në të gjithë vendin, ku në Rrafshin e Kosovës pritet lokalisht të jenë më intensive. Ka mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Nga ky sistem në lëvizje, i kombinuar me masa të ftohta, përveç zonave malore që do të përfshihen nga reshjet e borës, pritet të prekin edhe disa zona të ulëta me kalimin e orëve drejt mëngjesit, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.

Pas largimit të këtij fronti në drejtim të lindjes së kontinentit, gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe ngritje të temperaturave. Megjithatë, për shkak të kontrasteve termike, priten zhvillime konvektive të vranësirave me karakter të izoluar, të cilat lokalisht do të përcillen me rrebeshe kalimtare shiu, breshër të vogël dhe disa shkarkesa rrufesh.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.






Source link