Surpriza e Venusit për shenjat, kush duhet të ketë kujdes – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Hëna në këto momente është në harmoni me Jupiterin te Gaforrja, gjë që i bën detyrimet dhe tematikat familjare, apo ngarkesat e krijuara të mërkurën, të zgjidhen më thjesht sot.
Kemi gjithashtu një lidhje shumë të bukur të Venusit te Dashi me Uranin te Demi.
Kjo sjell takime shumë të bukura gjatë këtyre katër ditëve, të planifikuara ose jo.
Edhe pse mund të mos kenë ngjyrime të pasioneve të mëdha erotike, ato mbartin vlerën e të ndihmuarit dhe të dhuruarit.
Takimet me njerëz të papritur mund të lindin ide dhe bashkëpunime të shkëlqyera.
Për sa i përket fundjavës, është shumë e rëndësishme që të ulemi dhe të diskutojmë përpara se të veprojmë. Mërkuri është mbi Marsin, gjë që e bën më të lehtë gjetjen e zgjidhjeve përmes komunikimit. Kjo fundjavë shënon mbylljen e një cikli problematikash të mbartura; për t’i lënë pas, duhet t’i sqarojmë ato përmes bisedës.
Dashi: Venusin e keni në shenjën tuaj dhe keni një lidhje të bukur me Uranin. Të privilegjuar janë ata që kanë lindur në dhjetëditëshin e fundit. Do të keni kontakte dhe lëvizje pozitive. Dielli ka dalë përpara Saturnit, gjë që e bën atmosferën më të gëzuar dhe ju ndihmon të shihni zgjidhjet më lehtë sesa problemet.
Demi: Urani është në shenjën tuaj. Edhe ju jeni të privilegjuar, sidomos ata që kanë lindur në ditët e fundit të shenjës. Do të keni transformime të vogla në çështjet personale, që nuk lidhen vetëm me dashurinë, por edhe me fizikun, raportin me veten dhe fëmijët. Marsi dhe Mërkuri te Peshqit ju ndihmojnë të mbyllni çështjet e mbartura deri më 10 prill.
Binjakët: Jeni në një situatë ku duhet të diskutoni dhe të sqaroni gjërat, pavarësisht humorit apo lodhjes emocionale. Hëna me Jupiterin lehtëson gjendjen tuaj nëse i ndani shqetësimet me të tjerët. Për sa i përket punës, duhet ende organizim, pasi idetë e tanishme do të bëhen të zbatueshme pas datës 10 prill.
Gaforrja: Humori juaj është më i mirë. Pas një dite të djeshme me nervozizëm dhe lodhje, Hëna mbi Jupiter ju ndihmon të ndiheni të gëzuar. Nëse keni çështje familjare apo bashkëpunime pune për të diskutuar, sot është dita e duhur.
Luani: Venusi është në një pozicion favorizues, por më shumë sesa për dashurinë ndaj të tjerëve, ky katërditësh lidhet me dashurinë për veten. Dedikojini kohë vetes dhe distancohuni nga problemet. Deri të hënën, një çështje që ju ka stresuar mund të marrë një zgjidhje të papritur pozitive.
Virgjëresha: Mërkuri dhe Marsi ju bëjnë të ndiheni konfuzë ose të pasigurt për profesionin. Mund të keni edhe lodhje fizike të mbartur. Kini kujdes të mos i ekzagjeroni problemet. Bashkimi i Hënës me Jupiterin sot do t’ju rritë vetëbesimin dhe nga e diela komunikimi në punë do të jetë më i qartë.
Peshorja: Favorizoheni shumë nga hyrja e Venusit te Demi, pasi përshpejton kohën për kontakte personale. Energjia do të jetë shumë e bukur drejt fundit të javës. Megjithëse planet për punën nuk janë ende të konkretizuara, pas datës 11 prill do të keni hapësirë më të sigurt për zhvillim.
Akrepi: Urani është përballë jush, por Venusi ju ndihmon në diskutimet për ekonominë sot dhe nesër. Çështjet personale dhe lëvizjet e rëndësishme shtyjini pak. Gjatë fundjavës bëni një pauzë nga mendimet e shumta dhe aktiviteti i lartë i trurit.
Shigjetari: Të lindurit në mes të shenjës do të kenë diskutime serioze me perspektivë për statusin e tyre apo propozime të reja. Venusi te Dashi rregullon keqkuptimet në çift. Komunikoni sa më shumë.
Bricjapi: Çështjet e familjes që ju kanë impenjuar në fillim të javës fillojnë të zgjidhen sot. Për dhjetëditëshin e parë ka ende pak lodhje, por për të lindurit në fund të shenjës energjia është shumë favorizuese për zgjerim social dhe biseda profesionale.
Ujori: Kini kujdes me komunikimin në çift, pasi mund të dukeni imponues duke kërkuar që gjërat të ecin shpejt. Mund të keni disa shpenzime të papritura të momentit të fundit, por ato do të rregullohen shpejt.
Peshqit: Mërkuri dhe Marsi janë në shenjën tuaj, duke ndikuar te të gjithë, sidomos te të lindurit në mars. Lëvizja dhe komunikimi do të jenë kryefjala. Mund të ndiheni sikur nuk vlerësoheni mjaftueshëm në dashuri, por kjo do të ndryshojë pas datës 31 mars kur Venusi të kalojë te Demi.