Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun

March 26, 2026


Sfida e “Mosreagimit” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka sjellë sot një nga momentet më të veçanta të sezonit, me hyrjen e papritur të Landi Hysit, anëtar i grupit të njohur muzikor “West Side Family” dhe mik i ngushtë i Mirin. Kjo vizitë u organizua si pjesë e sfidës, ku banorët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos reagojnë ndaj çdo situate që ndodh përreth tyre.

Sapo hyri, Landi shkoi direkt tek Miri për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo, duke i dhënë një mesazh të qartë: “Mos hiq dorë, dy duar janë vetëm për një kokë, jepi fort!” Ai gjithashtu e këshilloi Mirin që të mos i pëlqejë asgjë tek asnjë vajzë brenda shtëpisë, duke e mbajtur fokusin te qëndrimi dhe strategjia e tij në lojë.

Por vizita e Landit nuk u limitua vetëm tek Miri. Ai u kthye edhe tek Selin me një shaka të drejtpërdrejtë: “S’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie,” duke shkaktuar të qeshura mes banorëve. Selin nuk ia la mangët dhe u përgjigj me një shprehje: “Oh Zot, tenxherja gjeti kapakun!”

Se si do të vazhdojë të jetë marrëdhënia mes Mirit dhe Selin, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim…






Source link