Koha për marrëveshje është duke përfunduar
1
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur frustrim ndaj qasjes së Iranit në negociata, duke paralajmëruar se koha për një marrëveshje po mbaron.
Trump ka thënë se negociatorët iranianë duhet të bëhen seriozë, para se të jetë tepër vonë, raporton NBC News
“Negociatorët iranianë janë shumë të ndryshëm dhe ‘të çuditshëm’. Ata po ‘luten’ që të bëjmë një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë duke qenë se janë shkatërruar ushtarakisht, pa asnjë shans për rikthim, dhe megjithatë publikisht thonë se vetëm po ‘shqyrtojnë propozimin tonë’. GABIM!!!”, ka thënë Trump.
ADVERTISING
“Ata duhet të bëhen seriozë shumë shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse pasi të ndodhë kjo, NUK KA KTHIM PRAPA dhe nuk do të jetë e bukur,” shtoi ai.
Deklarata e Trump vjen pasi ai tha më herët këtë javë se SHBA dhe Irani po negocionin për t’i dhënë fund konfliktit, duke shënuar një ndryshim të madh nga qëndrimi i tij i mëparshëm.
Paralajmërimi i presidentit vjen gjithashtu pas deklaratave të djeshme, në të cilat ai tha se Irani dëshiron “ta bëjë një marrëveshje aq shumë, por kanë frikë ta thonë” publikisht për shkak të pasojave të brendshme.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet nuk janë në një pikë të vdekur, edhe pasi Teherani nuk pranoi menjëherë një kornizë të mbështetur nga SHBA për t’i dhënë fund luftës. Zyrtarë amerikanë i thanë CNN-it se administrata po punon për të organizuar një takim të mundshëm në Pakistan, si pjesë e përpjekjeve për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka pranuar se mesazhe janë shkëmbyer përmes ndërmjetësve, por ka shprehur skepticizëm ndaj qëndrimit të Ëashingtonit.