Drenusha Latifi hap arkivat, tregon se si dukej në vitet 2000′ kur u shpall ‘Miss’

March 25, 2026


Ish-modelja e njohur shqiptare Drenusha Latifi ka rikthyer ndjekësit e saj pas në kohë, duke hapur “arkivat” personale me fotografi të rralla nga fillimet e karrierës.

Përmes disa postimeve në Instagram Story, ajo ka ndarë imazhe nga vitet 2002 dhe 2003, periudhë kur po shkëlqente në skenat e modelingut dhe spektakleve të bukurisë.

Në një nga fotografitë, Drenusha shfaqet elegante me një fustan me vija, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin “Miss Kosova 2002”, duke rikujtuar një nga momentet kyçe të karrierës së saj.

Një tjetër portret i publikuar, i realizuar gjatë një sesioni fotografik të vitit 2003, thekson tiparet e saj dhe sharmin natyral që e karakterizonte që në hapat e parë në modeling.

Vëmendje të veçantë morën edhe kujtimet nga përfaqësimi i saj në arenën ndërkombëtare, ku ajo mori pjesë në Miss Tourism International në vitin 2002.

Në një prej imazheve, modelja shfaqet duke pozuar krenare me shiritin e “Kosovës”, me në sfond kullat ikonike Petronas Twin Towers në Kuala Lumpur.

Për të treguar edhe detaje nga kurimi i asaj kohe, ajo publikoi një portret të afërt me grim të theksuar, të cilin e shoqëroi me humor me mbishkrimin: “Thjerrëzat në pikë”.

Këto imazhe kanë sjellë nostalgji për publikun, ndërsa rikonfirmojnë Drenusha Latifi si një nga vajzat më të bukura që ka përfaqësuar Kosovën në skenat ndërkombëtare.






Source link