Faleminderit për mbështetjen, shumë i lumtur që u takuam përsëri

March 25, 2026


Stenaldo Mëhilli u largua të martën nga gara e Big Brother VIP Albania 5.

Megjithatë, ai është vlerësuar për lojën, karakterin dhe për mënyrën se si e ka realizuar këtë format.

Pas daljes nga shtëpia, ai duket se personin e parë që ka takuar është Luiz Ejlli.

Ky i fundit për pak ditë sa hyrë në BBVA 5 krijoi një miqësi të mirë me të, duke e përgëzuar për forcën dhe guximin për t’u bërë pjesë e formatit.

“Faleminderit për mbështetjen. Shumë i lumtur që u takuam përsëri. Vlerësim dhe respekt”, ka shkruar Stenaldo krahas fotografisë me fituesin e Big Brother VIP Albania 2.

Ndërkohë ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të këtij edicioni, ndonëse nuk ka akoma datë zyrtare.

Stenaldo brenda krijoi një miqësi të ngushtë edhe me këngëtarin nga Kosova, Mal Retkoceri.






Source link