Aksidenti në Itali përfundon në dhunë/ Shqiptari kërcënon policët dhe dhunon stafin mjeksor

March 24, 2026


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, me protagonist një shqiptar, i cili u përfshi në një aksident rrugor. Një 30-vjeçar shqiptar, pasi u përplas me automjetin e tij, sulmoi ekipet e emergjencës që i kishin ardhur në ndihmë.

Më pasi ai nisi të kërcënonte policët, me anë të një pistolete cila më vonë rezultoi të ishte një armë me qitje bosh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjeksor për të ndihmuar, 30-vjeçari shqiptar plagosi dy punonjës të urgjencës, të cilët pësuan lëndime të shumta gjatë. Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Pas kësaj ngjarje, policia italiane ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar. Ai u arrestua nën akuzën e sulmit ndaj një profesionisti të kujdesit shëndetësor. Më pas ai u dërgua drejt spitalit, për të kuruar plagët e marra gjatë përleshjes fizike me stafin mjeksor. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin.



Source link