Me veshje kombëtare, Leonora merr pjesë në Gllogjan
1
Leonora Jakupi ka marrë pjesë në Gllogjan me rastin e 28-vjetorit të Epopes së Dukagjinit.
E veshur me kostum tradicional kombëtar, ajo është shfaqur me shumë elegancë dhe krenari, duke i dhënë një simbolikë të veçantë kësaj dite përkujtimore.
Artistja ka ndarë edhe një selfie, e cila po pëlqehet shumë nga ndjekësit.
Pjesëmarrja e saj në këtë përvjetor të rëndësishëm vlerësohet si një gjest respekti ndaj historisë dhe sakrificës së kësaj zone, duke theksuar edhe një herë lidhjen e fortë të artistes me traditat dhe ngjarjet kombëtare.