Një i moshuar në Ulpianë e prek organin gjenital para një vajze të re
1
Faqja “Vrojtesit e Lagjes’- Prishtinë, ka publikuar një video shqetësuese ku një i moshuar në Parkun e Ulpianës prek organin gjenital derisa në të njëjtën kohë shikonte ndaj një vajze të re.
“Më 23 mars, në Parkun e Ulpianës, rreth orës 16:15–16:30, në kohën kur nxënësit sapo kishin përfunduar mësimin, është vërejtur një burrë i moshuar me sjellje shumë të papërshtatshme ndaj një vajze të re”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi i plotë:
Më 23 mars, në Parkun e Ulpianës, rreth orës 16:15–16:30, në kohën kur nxënësit sapo kishin përfunduar mësimin, është vërejtur një burrë i moshuar me sjellje shumë të papërshtatshme ndaj një vajze të re, duke e shikuar vazhdimisht dhe duke bërë gjeste shqetësuese.