Panorama Online ka siguruar pamje të reja nga momenti i grabitjes së pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare “Concord” në rrugën 5 maji në Tiranë.
Siç shihet në këto pamje, autori i maskuar me kapuç futet në pikën e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e armës pistoletë ka marrë një shumë parash, deri tani nuk dihet sa është shumë.
Pasi ka marrë paratë ai shfaqet i filmuar nga kamerat e sigurisë teksa largohet i qetë.
Për ngjarjen policia ka nisur një hetim, ndërsa ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.