“Meriten e ka ai në fakt për këtë gjë, nuk e kemi ne që nuk themi atë që mendojmë në të vërtetë”
Vëllai i Madh ka futur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” një zarf të bardhë, ku secili nga banorët do të thoshte emrin që ata dëshirojnë që të fitojë këtë edicion të reality show-t.
Banorët nuk duhet të thonë emrin e tyre si dhe duhet të argumentojnë zgjedhjen që bëjnë. Vëllai i Madh u kërkoi atyre që të jenë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.
Sipas Mirit, Rogerti duhet të jetë banori që duhet të fitojë këtë edicion të pestë të reality show-t. Sipas tij, edhe pse mënyra se si hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte agresive, e fortë, në fund të ditës kjo është loja e “Big Brother”.
Ai shton se me kalimin e ditëve, banori është bërë më njerëzor, më lojtar dhe më strateg. Miri vijon duke thënë se Rogerti i thotë gjërat siç mendon, më haptas se të tjerët që i kanë menduar dhe nuk i kanë thënë.
“Pavarësisht se si mënyra e tij erdhi ishte agresive, ishte e fortë, por në fund të ditës këtu jemi Big Brother, jemi një lojë Big Brother-i dhe strategjia që kishte ndjekur Rogerti, ishte ajo që ai mendonte se do e bënte fitues. Ndërkohë ka ndryshuar shumë situata pas ditëve të para që ka hyrë Rogerti dhe ai është bërë edhe më njerëzor, edhe më lojtar, edhe më strateg. I ka thënë ato gjëra siç i mendon, më haptas se ne të tjerët që ndoshta i kemi menduar disa gjëra dhe nuk i themi. Meriten e ka ai në fakt për këtë gjë, nuk e kemi ne që nuk themi atë që mendojmë në të vërtetë”, u shpreh Miri.