(FOTO) “I palexuar dhe i painformuar…”/Familja e Selinës vjen kritika të forta ndaj opinionistin Arbër Hajdari
Pas kritikave të forta të bëra nga opinionisti Arbër Hajdari ndaj Selin në Big Brother VIP Albania, ka reaguar edhe familja e saj,
duke dalë publikisht me akuza të drejtpërdrejta. Në reagimin e tyre, ata e kanë cilësuar Hajdarin si “të palexuar dhe të painformuar”.
Familjarët kanë theksuar se deklaratat e tij janë të padrejta dhe nuk pasqyrojnë realitetin, duke u shprehur se:
“po flitet pa njohur të vërtetën” dhe se gjykimet ndaj saj janë të nxituara. Ky reagim vjen pasi Arbër Hajdari kishte kritikuar Selinën në studio, duke thënë për të se “Selin është e pamëshirshme” dhe se në disa raste “ka gënjyer dhe nuk e ka pasur problem.”
Për të mbështetur qëndrimin e tyre, familjarët kanë publikuar edhe disa prova (foto), duke synuar të hedhin poshtë pretendimet dhe të tregojnë një tjetër version të situatës.
