Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital
1
Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, ka dhënë detaje, Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
“Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona, si pasojë e aksidentit në trafik në një fshat të Skenderajt. Aktualisht, stafi po i kryen ekzaminimet e nevojshme dhe sipas vlerësimeve fillestare të lënduarit kanë lëndime të lehta trupore. Ekzaminimet Radiologjike janë duke vazhduar për të gjithë të lënduarit!”, deklaroi Fazliu.