E rëndë në vend/ 31-vjeçarja gjendet e pajetë në një hotel

March 22, 2026


Ditën e djeshme në ambientet e një hoteli në Durrës është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria nisi hetimet për dy persona, administratorët e hotelit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku u gjet e pajetë 31-vjeçarja.

Pas hetimeve dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku 31-vjeçarja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj.

Ndërkohë trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, administratorë të një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi:

Ditën e djeshme, në ambientet e këtij hoteli është gjetur pa shenja jete shtetasja kosovare J. H., 31 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.

Materialet u referuan në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 31-vjeçares.



Source link