“Reagimi i Mateos ishte…”/Reagon kushërira e Brikenës dhe habit me deklaratën e saj!
1
Eftuar në një lidhje telefonike në “Fan Club” ka qenë vajza e tezes së Brikenës, Jennifer Osmani, e cila u shpreh se familja e banores beson në dashurinë e saj me Mateon, duke shtuar se ajo nuk është ende gati dhe është e pasigurt që të japë puthjen e parë përpara kamerave.
“Duket që Brikena nuk është shumë gati dhe pak pasiguri se si shihet jashtë. Është ngarkesa e ditëve që e kanë bërë që ta marri më personale atë gjë. Mateon nuk e gjykojmë si familje dhe i mbështesim të dy. Mua personalisht, reagimi i Mateos mu duk si diçka organike. Mashkulli insiston ta marrë një puthje, por Brikena nuk është gati. Ne besojmë në dashurinë e tyre. Mateo është një djalë shumë i mirë dhe i respektuar, lum familja që e ka. Brikena e ka pak problem pjesën e kamerave dhe nuk është mësuar të ketë një lidhje në publik. Mendoj se është pak e pasigurt. Çfarëdo të ndodhë, ne jemi pro. Brikena ka qenë single, është edhe jashtë. Për diçka që ka bërë më herët, nuk duhet ta gjykojmë. Unë jam rritur me të. E njoh Brikenën shumë mirë. Këto pasiguri i ka edhe në jetën reale. Siç është në Big Brother, është edhe jashtë.