E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend- Një burrë vret vëllain e vet

March 21, 2026


Tragjedia në Klinë/ Vdes personi që u plagos me armë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur sot jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.

Burime të IndeksOnline pohojnë se incidenti ka ndodhur ndërmjet dy vëllezërve, teksa viktima F.I., nuk iu bëri ballë plagëve.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.



Source link