Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë të shtunë disa ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Riorganizimi prek disa prej figurave kryesore të PS-së, ndërsa në disa qarqe drejtuesit politikë mbeten të pandryshuar.
Ndër emërimet më të rëndësishme është vendosja e Taulant Ballës si drejtues politik në qarkun e Tiranës, rol që do ta mbajë paralelisht me përgjegjësinë për koordinimin e diasporës. Në të njëjtin qark do të ketë edhe drejtues të tjerë politikë.
Nga ana tjetër, janë bërë lëvizje edhe në disa qarqe të veriut dhe qendrës së vendit, ndërsa në jug shumica e drejtuesve vijojnë në të njëjtat pozicione.
📌 Lista e drejtuesve politikë sipas qarqeve
Tiranë
Ogerta Manastirliu – drejtuese qarku
Taulant Balla – drejtues politik
Damian Gjiknuri – drejtues politik
Fier
Belinda Balluku – drejtuese politike
Durrës
Blendi Klosi – drejtues politik
Berat
Ervin Demo – drejtues politik
Elbasan
Arbjan Mazniku – drejtues politik
Shkodër
Enea Karakaçi – drejtues politik
Vlorë
Bledi Çuçi – drejtues politik
Korçë
Niko Peleshi – drejtues politik
Dibër
Ulsi Manja – drejtues politik
Lezhë
Ermal Nuhi – drejtues politik
Gjirokastër
Mirela Kumbaro – drejtuese politike
Ndërkohë, mësohet se Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi pritet të marrin detyra organizative në një prej njësive në kryeqytet, vendim që pritet të zyrtarizohet në vijim.