Dy kushërinj Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vrasje.
Të futur në listën e 100 personave më të kërkuar nga Italia, ata u arrestuan një vit më parë, ndërsa qëndruan të arratisur për 26 vite.
Pas një operacioni të kryer në terren të vështirë në një fshat të Dibrës, Andon (alias Afrim) Sina , 52 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç, u arrestuan më 15 mars 2025.
Dy kushërinjtë, kërkoheshin prej vitesh nga autoritetet italiane pasi në vitin 1999 kishin vrarë bashkëatdhetarin e tyre në Itali.
Të shumëkërkuarit në shtetin fqinj përtej Adriatikut që në vitin 1999, fshiheshin në fshatin Rreth-Kale në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.
Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Në 1999 në Napoli ata vranë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shqiptarin tjetër F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme./Top Channel