Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë, duke theksuar përmasat e kërcënimeve që vendi ka përballuar.
Gjatë aktivitetit “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, Rama deklaroi se Shqipëria është sulmuar në mënyrë të egër nga Irani, në atë që e cilësoi si një përpjekje për të “fshirë gjithçka që kemi ndërtuar në 10 vite”.
“Irani nuk është një haker i rastësishëm. Është një nga fuqitë më të mëdha të terrorit digjital. E kemi zmbrapsur sulmin pa dëme të mëdha,” tha kryeministri, duke nënvizuar se rreziku i sulmeve është i vazhdueshëm dhe real.
Sipas Ramës, vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar 42 sulme serioze ndaj sistemeve shtetërore, ndërsa në vitin 2023 u shënuan 63 të tilla.
“Askush nuk di për to, sepse sulmet që zmbrapsen nuk bëjnë lajm,” theksoi ai.
Leave a Reply