Romeo flet për herë të parë rreth ndajes nga Heidi
2
Romeo Veshaj ka folur për herë të parë rreth ndarjes nga Heidi Baci.
Në një bisedë për “X Radio”, Romeo ka sqaruar prapaskenat e romancës që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 3 dhe që vazhdoi edhe për disa muaj pas finales së madhe.
Edhe pse rrugëtimi i tyre televiziv i dërgoi krah për krah deri në finale, jeta jashtë kamerave solli sfida të tjera. Romeo tregoi se pas daljes, ata qëndruan së bashku për tre muaj, por kuptuan se vizionet e tyre për të ardhmen nuk përputheshin.
“Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi. Kishim mendime të ndryshme për jetën,” u shpreh ai, duke mbyllur kështu çdo hapësirë për aludime mbi konflikte të mundshme.