“Pse bre ka hyrë pa mua, s’më ka pritur do hynim bashkë”, momenti kur Gimbo mëson se Gjesti ndodhet në burg – Ora Info
DJ Gimbo, menjëherë pasi mbërriti në studio pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania, u përball me një lajm të papritur lidhur me mikun e tij, reperin Gjesti.
Gjatë intervistës pas daljes nga shtëpia, moderatori Ledion Liço e informoi DJ Gimbën për zhvillimet e fundit që lidhen me Gjestin. Ai i tregoi se reperi ka qenë i përfshirë në një incident të ndodhur ditët e fundit në zyrat e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet se ka kërcënuar stafin.
Si pasojë e këtij rasti, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë nga gjykata, ndërsa aktualisht ndodhet i izoluar në burg.
Lajmi e befasoi DJ Gimbën, i cili reagoi menjëherë me humor dhe habi.
“Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, tha ai, duke iu referuar faktit që sapo kishte dalë nga shtëpia e Big Brother-it, ndërsa miku i tij ndodhet tashmë në paraburgim.
Megjithatë, ai shtoi se për të më e rëndësishmja është që Gjesti të jetë mirë me shëndet. DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar mikun e tij në këtë situatë.
Reagimi i tij u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes, të cilët prej kohësh njihen për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre në skenën muzikore.