Një moment tensioni ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një përplasje mes banorëve Miri dhe Artani, e cila ka ndodhur në ambientet e kuzhinës dhe është bërë menjëherë virale.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, Miri shihet teksa e shtyn Artanin me krah, një veprim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Siç dihet, rregullat e “Big Brother” janë shumë të qarta dhe ndalojnë rreptësisht çdo lloj kontakti fizik apo agresioni mes banorëve.
Videoja e këtij momenti është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e formatit. Një pjesë e madhe e komentuesve kanë kërkuar që produksioni të ndërhyjë dhe të marrë masa ndaj banorit.
Madje shumë prej tyre kanë kërkuar një “Zarf të Zi” për Mirin, që në format konsiderohet një nga ndëshkimet më të forta për shkelje të rregullave brenda shtëpisë.
Deri në këto momente nuk ka pasur një reagim apo vendim zyrtar nga ana e produksionit për këtë incident. Mbetet për t’u parë gjatë spektaklit të radhës nëse kjo situatë do të trajtohet dhe nëse Vëllai i Madh do të marrë ndonjë vendim ndaj banorit, apo nëse ngjarja do të konsiderohet thjesht si një debat i momentit mes konkurrentëve.