Një situatë e dhimbshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëti, duke theksuar edhe një herë hendekun e madh mes realitetit të izoluar të banorëve dhe asaj që ndodh jashtë mureve.
Protagonist i këtij episodi ka qenë DJ Gimbo, i cili u surprizua me një dron nga ajri.
Mesazhi që valëvitej sipër oborrit të shtëpisë ishte i shkurtër dhe pa një dërgues të specifikuar. Pasi njëri prej banorëve lexoi me zë të lartë fjalët “Forca King”, nisën menjëherë aludimet se nga kush mund të vinte kjo mbështetje.
Vetë Gimbo nuk ngurroi të shprehej me bindje dhe krenari se ky mesazh ishte një dedikim nga miku i tij i ngushtë, këngëtari Gjesti.
Por, ajo që DJ nga Kosova nuk di – dhe që e bën të gjithë këtë situatë ironike për publikun – është e vërteta e hidhur me të cilën po përballet miku i tij jashtë.
Ndërkohë që Gimbo pret mbështetje nga ajri, Gjesti aktualisht ndodhet pas hekurave. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas skandalit të bujshëm dhe sulmit ndaj shtëpisë diskografike “ONIMA”.