Rasti i rëndë në Lipjan, prindërit e 5-vjeçarit mund të përfundojnë në paraburgim

March 17, 2026


Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Lipjan, ku pretendohet se prindërit e kanë keqtrajtuar një fëmijë.

Të dy prindërit kanë përfunduar në pranga, ndërsa i mituri aktualisht është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në lidhje me këtë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, deklaroi për Klankosova.tv se të dyshuarit (babai dhe nëna) e fëmijës janë ndaluar për 48 orë.

Shala deklaroi se rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “shkelje e detyrimeve familjare”.

“”Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy (2) persona për një periudhë prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Shkelja e detyrimeve familjare”, sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Lëndim i rëndë trupor”, sipas nenit 186 të KPRK-së. Në këtë drejtim, Prokurori i rastit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk mund të ofrojmë detaje të mëtejshme, pasi kjo mund të dëmtojë integritetin dhe mbarëvajtjen e hetimeve”, deklaroi ajo

Plagë të rënda në këmbë dhe dyshime për keqtrajtim, QKUK deklarohet për rastin e 5-vjeçarit nga Lipjani

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

 






Source link