Bryan Adams vjen në Kosovë – Ora Info

March 17, 2026


Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian.

Sipas datave zyrtare të publikuara, koncerti në Prishtinë do të mbahet më 27 qershor 2026, në Sallën 1 Tetori, një nga hapësirat kryesore për ngjarje muzikore në vend.

Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në Kosovë, duke marrë parasysh popullaritetin e madh të artistit kanadez, i njohur për hitet si “Summer of ’69”, “Heaven” dhe “(Everything I Do) I Do It for You”.

Turneu i Bryan Adams përfshin disa qytete evropiane.





Source link