E RËNDË/ Dy persona qëllohen për vdekje pranë aeroportit, autori në arrati

March 17, 2026 •


dy persona janë qëlluar për vdekje në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurtit, njoftoi policia gjermane.

Sipas njoftimeve paraprake, një person i armatosur hyri në ambient rreth orës 03:45 dhe qëlloi mbi dy viktimat, të cilat humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet bëjnë të ditur se autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Një operacion i gjerë policor është vënë në lëvizje për kapjen e autorit.



Source link