Mbesa e Robert Ndrenikës reagon ashpër ndaj Brikenës dhe jo vetëm… – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Sfida e kulturës së përgjithshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vazhdon të ngjallë reagime të ashpra nga jashtë, dhe këtë herë kritikat vijnë nga një figurë e njohur.
Ana, mbesa e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj injorancës së shfaqur nga disa prej banorëve, duke vënë në shënjestër të veçantë Brikenën dhe debatet që ajo bën.
Në dy postime të njëpasnjëshme në Instastory, ajo ka prekur një nga temat më të ndjeshme në shtëpi: gjykimin moral që banorët (dhe sidomos Brikena) u bëjnë vajzave të tjera për zgjedhjet e tyre personale, ndërkohë që nga ana tjetër tregojnë mangësi të theksuara në kulturë.
“Turp nuk është të puthesh një djalë, të krijosh lidhje apo të kesh pasur lidhje. Turp është të mos dish emrin e Nënë Terezës, shkrimtarin e Gjeneralit të Ushtrisë së vdekur, Kleopatrën etj. Tufë parazitësh që vlerësoni materien e jo përmbajtjen!” – shkruan Ana, duke iu referuar hapur gafave të Brikenës (e cila e quajti Nënë Terezën “Kalkuta diçka”) dhe Juelës (që nuk dinte autorin e romanit të Kadaresë).
Ajo ka vazhduar më tej duke analizuar realitetin sipërfaqësor të këtij brezi:
“Jetojmë në një kohë që shumë prej atyre që na rrethojnë dinë në detaj emrat e firmave të çantave luksoze, por nuk dinë të thonë se kush e ka shkruar ‘Iliadën’ ose sa vite ka një shekull. Drama nuk qëndron vetëm te mungesa e mendimit kritik, por edhe te mungesa e njohurive THEMELORE bazike.”
Në fund, mbesa e Ndrenikës ka shprehur habinë edhe për faktin se një pjesë e vetë publikut dhe komentuesve i justifikojnë këto gafa, duke u shprehur se “po i lexojnë në ChatGPT”.

