Finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Ludo Lee, po e shijon në maksimum jetën dhe lirinë pas rrugëtimit të gjatë televiziv.
Për të festuar këtë rikthim në normalitet, ai ka zgjedhur jetën e natës në Zvicër, ku nuk kanë munguar as surprizat dhe momentet virale.
Në një video të siguruar nga emisioni Prive, ish-banori shihet duke u argëtuar në shoqërinë e ish-konkurrentit tjetër, këngëtarit Labinot Rexha.
Gjatë performancës së këtij të fundit, atmosfera ka arritur kulmin kur Ludo është kthyer në protagonistin e mbrëmjes me një gjest mjaft bujar.
Ai dëgjohet t’i japë Labinotit një “bakshish” të majmë prej plot 10 mijë frangash zvicerane (rreth 11 mijë euro).
Vetë Labinoti, duke e kaluar situatën me shumë humor dhe duke i mbajtur ison mikut të tij, dëgjohet të thotë në video:
“Të rritet ndera Ludo Lee. Të gjitha ato që i ka fitu në Big Brother po m’i bën bakshish!”