Vritet xhaxhai i Elijonës së Big Brother VIP Kosova, si ndodhi ngjarja

March 16, 2026


Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka goditur familjen e ish-finalistes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona Binakaj.

Xhaxhai i saj, 38-vjeçari Rasim Binakaj, ka mbetur viktimë e një sulmi me armë zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë.

Kjo është një tjetër goditje thellësisht e dhimbshme për familjen. Pikërisht i ndjeri, Rasim Binakaj, ishte personi që në vitin 2021 njoftoi publikun për aksidentin tragjik në Kroaci, ku Elijona humbi nënën dhe motrën e saj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se të shtënat ndodhën rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Si pasojë e përleshjes, dy persona u qëlluan me armë zjarri.

38-vjeçari Rasim Binakaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor konstatoi vdekjen.
Personi i dytë mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor.

I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është Nexhdet Zymberaj, pronari i lokalit “My Place”, ku dhe dyshohet se nisi konflikti me armë. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendin e krimit janë sekuestruar prova të rëndësishme materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë. Prokuroria e ka klasifikuar zyrtarisht rastin si “Vrasje e rëndë”.



Source link