“Prej shumë vitesh nuk flas me mamin”/ Vjen reagimi i papritur nga e ëma e Nikol, pas rrëfimit në BBVIP

March 15, 2026


Rrëfimi i sinqertë dhe tejet i ndjerë i Nikol pak ditë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka prekur jo pak publikun.

Banorja zbuloi se prej shumë vitesh nuk ka asnjë kontakt me nënën e saj dhe se ka jetuar vetëm me babain që kur ishte 15 vjeçe.

Pavarësisht dhimbjes, kur u pyet nëse do ta falte nënën e saj, Nikol u përgjigj pa hezitim: “Po”.

Pas kësaj deklarate që bëri xhiron e rrjetit, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga vetë nëna e saj. Gjatë puntatës së sotme në emisionin “BBV Fan Club”, moderatorja Kiara Tito ka lexuar një letër ekskluzive të dërguar nga e ëma e Nikol, Keti.

Përmes kësaj letre, ajo ka zgjedhur të mbajë një qëndrim mjaft të ftohtë dhe të rezervuar, duke refuzuar të japë detaje dhe duke theksuar se kjo është një çështje rreptësisht private që doli në dritë vetëm prej dëshirës së vajzës.

Përshëndetje! Historia ime dhe e vajzës sime na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikolë. Unë nuk jam person publik pavarësisht që historia u bë publike, prej zgjedhjes së vajzës sime. Me respekt Keti – për Fan Club”, – thuhet në letrën e lexuar ‘live’.

Ky mesazh i prerë le të kuptohet qartë se nëna e Nikol nuk e ka mirëpritur bërjen publike të kësaj historie familjare dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e diskutimeve televizive, duke e lënë të hapur pikëpyetjen nëse do të ketë ndonjëherë një pajtim mes tyre jashtë kamerave.



Source link