Pasi u kapën “mat” në Paris, Ledri dhe Xhensila bëjnë daljen e parë publike së bashku!

March 15, 2026


Një nga lajmet më të bujshme të showbizz-it kohët e fundit ishte konfirmimi i romancës mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës.

Pasi e kishin mohuar për muaj të tërë se kishte diçka më shumë se miqësi mes tyre, dyshja u kapën “mat” duke u puthur në një club në Paris.

Pas këtij lajmi, sytë e të gjithëve ishin drejtuar te dalja e tyre e parë publike e përbashkët.

Rasti erdhi menjëherë, pasi të dy artistët ishin të ftuar për të performuar së bashku në koncertin e organizuar për Ditën e Verës. Kurioziteti i publikut ishte i madh për të parë se si do të ishte dinamika mes tyre pas “zbulimit” të lidhjes.

Dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga performanca e tyre, Xhensilës dhe Ledrit nuk u ka bërë aspak përshtypje vëmendja mediatike.

Të lirshëm, të qeshur dhe pa asnjë kompleks, ata performuan bashkë hitin e tyre, duke mbajtur të njëjtën afërsi dhe energji provokuese që i ka karakterizuar gjithmonë në skenë.

Mesa duket, dalja e sekreteve nuk ka ndryshuar asgjë në sjelljen e tyre publike, duke vijuar të shijojnë suksesin muzikor dhe romancën e tyre, tashmë në sytë e të gjithëve.



Source link