Shtatzënia s’ia lë shenjë, zbulohen planet e Dafines për 2027 – Ora Info

November 29, 2026 •


Shtatzënia e dytë nuk figuron në kalendarin e Dafina Zeqirit si një arsye për të marrë pushim nga muzika.

Përkundrazi, këngëtarja po punon që edhe vitin 2027 ta dominojë me projekte të reja, mes të cilave figuron një bashkëpunim mjaft interesant.

Burime të Prive By LS bëjnë të ditur se Dafina po përgatit një duet me Azet.

Reperi shqiptar, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në tregun gjermanofolës, pritet të bashkojë forcat me një prej emrave më produktivë të muzikës shqiptare.

Se çfarë tingulli do të sjellë ky kombinim, mbetet për t’u dëgjuar, duke qenë se të dy artistët kanë identitete të dallueshme muzikore.

Për momentin, nuk dihet nëse bashkëpunimi do të jetë ndër projektet e para të Dafinës për vitin e ri apo do të ruhet për një periudhë tjetër.

Megjithatë, edhe këtë herë, artistja duket se po organizon me kujdes publikimet e saj, në mënyrë që zgjerimi i familjes të mos nënkuptojë edhe një mungesë të gjatë nga skena muzikore.





Source link