‘Shtatzënë me kane lene 2-3 here…’ Artiola Toska ironizon lajmet për shtatëzani! – Lajme Big Brother Vip
Këngëtarja e njohur Artjola Toska ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar te Luiz Ejlli, ku nuk munguan momentet e humorit dhe deklaratat e papritura.
Prej kohësh, në media është aluduar herë pas here për një shtatzëni të këngëtares, por vetë Artjola ka preferuar ta trajtojë këtë temë me humor.
Gjatë bisedës me Luizin, këngëtarja u shpreh duke qeshur:
Shtatzënë me kane lene 2-3 herë…”
Artjola e shoqëroi deklaratën me të qeshura, duke lënë të kuptohet se po ironizonte lajmet dhe aludimet që kanë qarkulluar ndër vite për të.
Batuta e këngëtares erdhi në kuadër të një bisede plot humor dhe nuk përbën konfirmim të zërave për një shtatzëni.
