LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, 21-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se është … – Lajme Big Brother Vip

November 27, 2026 •


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak, ku një 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e një poligoni.

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të një arme zjarri. Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar dinamikën e asaj që ka ndodhur, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera mbi këtë ngjarje të rëndë.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në një poligon, ka humbur jetën shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Vijon…



Source link