Lajm i rëndë nga Rrafshi i Dukagjinit, dikush nuk arriti dot të mbijetojë – Ora Info
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së shtunës në komunën e Istogut, ku një person është gjetur pa shenja jete në një fermë për kultivimin e peshqve, në të cilën punonte.
Rasti ka ndodhur më 21 nëntor 2026, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur personi është gjetur pa vetëdije në vendin e tij të punës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore.
Pas ekzaminimit nga mjeku kujdestar, është konstatuar se personi, i gjinisë mashkullore dhe i moshës madhore, kishte ndërruar jetë.
“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqëve”, ka deklaruar Elezaj.
Përveç njësive policore dhe ekipeve mjekësore, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili është njoftuar për rrethanat e rastit.
Pas konsultimit me prokurorin, autoritetet kanë iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave në të cilat personi ka humbur jetën.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminimet e nevojshme.
Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin dhe moshën e saktë të personit që ka humbur jetën.
Gjithashtu, ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij dhe nëse ngjarja lidhet me ndonjë problem shëndetësor, incident në vendin e punës apo rrethana të tjera.
Rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore pritet të ndihmojnë organet kompetente në përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet janë duke vazhduar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje.