Ndërron jetë artisti i shquar shqiptar – Ora Info
Është ndarë nga jeta, në moshën 92-vjeçare, Ramazan Bogdani, akademiku, ish-balerini i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe një prej figurave të respektuara të artit shqiptar.
Ramazan Bogdani i përkiste brezit të artistëve që me talent, përkushtim dhe dashuri për artin dhanë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe pasurimin e kulturës kombëtare shqiptare.

Gjatë jetës së tij, ai la gjurmë në botën e artit dhe kulturës, duke u vlerësuar për punën, profesionalizmin dhe kontributin e tij ndër vite.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të ndjeshme për familjen, miqtë, kolegët dhe mbarë komunitetin artistik shqiptar.