Lajme të mëdha financiare, kush surprizohet – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
Astrologia Esmeralda Petrela, ka zbuluar parashikimin astrologjik për 12 shenjat e zodiakut për javën e ardhshme, në emisionin “Mes Dritë” në Vizion Plus. Sipas saj, kjo do të jetë një nga javët më të rëndësishme të vjeshtës, e shoqëruar me Hënën e Re në Akrep, që sjell fillime të reja, mundësi për ndryshime dhe energji pozitive. Kthimi i Mërkurit dhe Afërditës në lëvizje të drejtpërdrejtë pritet të sjellë më shumë qartësi në marrëdhënie, financa dhe vendimmarrje.
Dashi – Një fillim i ri në aspektin financiar, veçanërisht në çështjet e borxheve, kredive dhe parave të përbashkëta me partnerin. Mundësi për marrëveshje dhe njohje të reja. Afërdita sjell më shumë dashuri dhe dëshirë për t’u kujdesur për veten. Periudhë e favorshme edhe për ata që dëshirojnë të bëhen prindër.
Demi – Një kapitull i ri në dashuri. Mund të ketë zyrtarizim lidhjeje, martesë ose një shprehje më të hapur të ndjenjave. Favorizohen gjithashtu planet me partnerët e biznesit dhe bashkëpunëtorët. Do të ndiejnë më shumë dëshirë për bamirësi dhe për të ndihmuar të tjerët.
Binjakët – Fokusi do të jetë te puna dhe organizimi i përditshmërisë. Pas një periudhe shpërndarjeje dhe udhëtimesh, do të arrijnë të krijojnë një strukturë më të mirë në aktivitetet e tyre. Rikthehet dëshira për dashuri, argëtim dhe takime me miqtë.
Gaforrja – Mundësi për një njohje të re ose zhvillime pozitive në jetën sentimentale. Ata që kanë fëmijë do të kalojnë më shumë kohë me ta dhe do t’i ndihmojnë për të kapërcyer vështirësi. Familja dhe shtëpia sjellin qetësi, ndërsa financat mund të përmirësohen. Kujdes me shpenzimet e nxituara.
Luani – Vëmendja përqendrohet te shtëpia, familja, marrëdhëniet me motrat dhe vëllezërit, si dhe dokumentet apo aplikimet. Bashkimi planetar sjell energji pozitive, surpriza të këndshme dhe përmirësim të gjendjes fizike e emocionale.
Virgjëresha – Një javë e mbushur me mesazhe, komunikime, takime dhe njohje të reja. Rrethi shoqëror zgjerohet, ndërsa do të ketë angazhime edhe me dokumente dhe çështje familjare. Një shqetësim i vjetër mund të marrë zgjidhje. Këshillohet më shumë pushim deri më 13 nëntor.
Peshorja – Financat marrin vëmendjen kryesore. Mundësi për shpërblime, punë të re ose rritje të të ardhurave. Do të jetë më e lehtë të marrin vendime për blerje të rëndësishme dhe të mbrojnë kursimet. Kthimi i Afërditës në lëvizje të drejtpërdrejtë sjell qartësi edhe për pamjen e jashtme dhe drejtimin e jetës.
Akrepi – Hëna e Re në shenjën e tyre sjell një fillim të ri dhe mundësi për ndryshime të rëndësishme. Kthimi i Mërkurit në lëvizje të drejtpërdrejtë largon konfuzionin dhe paqartësitë. Është një periudhë e mirë për njohje dhe kontakte të reja, ndërsa në karrierë mund të ketë pak më shumë presion pas datës 15 nëntor.
Shigjetari – Një javë për t’u përqendruar te vetja, pushimi dhe reflektimi. Bisedat me njerëzit e afërt do të jenë më të thella, ndërsa mund të rikthehen miq të vjetër dhe kontakte nga larg. Marrëdhëniet shoqërore bëhen më të ngrohta dhe harmonike.
Bricjapi – Mundësi të mira për t’iu afruar ëndrrave dhe objektivave të mëdha. Do të jetë momenti për të kuptuar se cilët njerëz duan pranë dhe cilat marrëdhënie vlejnë të vazhdojnë. Karriera mbetet në fokus, ndërsa një figurë me autoritet, si babai apo një mentor, mund t’u japë këshilla të rëndësishme.
Ujori – Një fillim i ri në karrierë, me mundësi për të ndryshuar drejtim ose për të nisur një projekt ambicioz. Gjithashtu, priten mundësi për udhëtime dhe njohje me njerëz të rinj, të cilët do të ndikojnë pozitivisht në mënyrën e tyre të të menduarit dhe do t’u japin më shumë optimizëm.
Peshqit – Mundësi për udhëtime, zgjidhje në çështjet e studimeve dhe përmirësim të financave të përbashkëta me ndihmën e familjarëve. Do të shtohet dëshira për bamirësi dhe për të ndihmuar të tjerët. Gjithashtu, mund të ndryshojnë pozitivisht mendimin për persona të caktuar dhe të shohin të ardhmen me më shumë optimizëm.
/vizionplus.tv