Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja – Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

October 26, 2026 •


“Hëna e plotë në Dem është shumë e fuqishme e cila do të ndikojë edhe nga Afërdita e kundërt”, këtë bëri të ditur astrologia Meri Shehu e ftuar në emisionin “Rudina”, këtë të hënë, më 26 tetor.

Sipas saj Demët, Akrepët, Ujorët edhe Luanët do të përjetojnë ndikime të fuqishme dhe në jetën personale, rikthime me ish-at, ndikime ekonomike apo një tranzicion.

“Disa njerëz mund të kenë një humbje totale në ato gjëra që pretendojnë se i kanë shkarë nga duart, kontrolli, ka ca që tentojnë të rigjenerohen dhe kjo është në varësi dhe të karakterit dhe të forcave dhe dominancës dhe shenjave të tyre që u përkasin. Por hëna në Dem ka të bëjë shumë me materialen ekzistenciale. Të mos harrojmë se kemi edhe Mërkurin e kundërt nga dje. Të mbahemi fort sepse në mos nga një anë, në një anë kemi një reagim shumë të fuqishëm kësaj jave.”

Dashi, 2 yje: Dashët e kanë kështu sepse Mërkuri i kundërt nga Akrepi bën një lidhje shumë të vështirë me Marsin në Luan. Kjo do të thotë që planet, takimet, projektet, bisedat shtyhen, keqkuptohen, disa biseda të tyre nuk shkojnë mirë dhe mund të kemi konfrontime të fuqishme, por mund të kemi dhe rikthime të ish-ave ose bashkëpunime të cilat nuk janë bërë siç duhet dhe duan të sqarohen sidomos në planin ekonomik dhe personal.

Demi, 4 yje: Do ndodhë një ngjarje e rëndësishme që i shkëput nga një marrëdhënie e vështirë ose nga një shpresë e cila i mbante kot në ajër. Megjithatë, në pjesën e punës mund të kemi një reagim të fuqishëm, një rikthim të situatave në favor të tyre dhe të bilanceve ekonomike që lidhen me punën. Përveç jetës personale do merren paksa dhe me punën sepse debatet janë të pashmangshme në mes të javës.

Binjakët, 1 yll: Hënën e plotë nuk e kanë fare në favor kështu që as po e marrin në konsideratë rrezikun. Sidomos femrat e shenjës së Binjakëve, ndjehen si të pasigurta ose duan të bëjnë një punë të fshehtë, ose mendojnë se kanë një privilegj, por nga ky privilegj rrezikojnë jashtë mase. Në lidhje me punën nuk duhet të debatojnë kësaj jave dhe ta, sepse Mërkuri i kundërt është i tyre. Kujdes aksidentalet në përgjithësi, nuk duhet të shpejtojnë, të jenë të pakujdesshëm.

Gaforrja, 3 yje: Hëna e plotë u jep një lloj mbështetje pavarësisht se statusi social i Gaforreve rrezikon shumë në një shoqëri, në një punë në grup ose në planin e tyre personal erotik. Këtu ka ndodhur një dëm që këto se kuptojnë për momentin, por edhe për një javë do ta kuptojnë këtë gjë. Por Mërkuri i kundërt tashmë që është në Akrep u jep një favor, i rikthen një situatë në favor të tyre, por në mes të javës kjo fav- ky favorizim kthehet në vështirësi. Tre yjet i kanë për efektin e hënës së plotë që pavarësisht se mund t’i rrëzonte nga një pushtet, ka arritur t’i mbajë akoma. Mesi i javës është i vështirë!

Luani, 2 yje: Luanët kanë një rikthim të bukur në jetën personale, të një bisede, të një partneri/eje ose të një mundësie për të rregulluar një gabim që kanë bërë. Një çështje punësh,një vizion udhëtimesh, kontaktesh, çështjesh ligjore, kanë një rregullim, një rikthim, ose një rihapje çështjeje për t’u rregulluar. Por në marrëdhëniet familjare duhet të kenë shumë kujdes, aty ka debate, sherre dhe gjërat personale të tyre konfrontohen me ato të njerëzve të afërt. Kujdes në një kleçkë në çështjet familjare, pronat familjare, pasiguritë familjare e gjëra të tilla.

Virgjëresha, 4 yje: Virgjëreshat do zënë terren, do hapen më shumë në çështjet e punëve, pavarësisht se kjo hënë e plotë është shumë e vështirë dhe terrenet e mira duan me shumë sforcim për t’i arritur. Por ekziston një prapaskenë në lidhje me punën ose një kundërshtar që kërkon të gjejë gabimin më të vogël dhe ndoshta në mes të javës do ta gjejë. Një konflikt për një çështje që duket sikur është elementare, thellohet dhe këta nuk kontrollohet dot. Mos shkojnë kundra rrjedhës të përpiqen të bëjnë një kompromis qoftë ekonomik, qoftë personal.

Peshorja, 3 yje: Kemi lajm të mirë për Peshores se është rikthyer Afërdita e kundërt në shenjën e tyre. U kthehet një mundësi për të rikuperuar një lidhje personale apo një pasiguri ekonomike. Në mes jave nuk duhet të bëjnë asnjë lëvizje të rëndësishme ekonomike se dalin me humbje. Çfarëdo që duan të bëjnë, humbja është aty, me gjithë madhështinë që duan të bëjnë diçka të madhe. Pra kanë një konflikt në mes të javës pasi Marsi në Luan kundërshtohet fuqishëm me Mërkurin e kundërt.

Akrepi, 1 yll: Akrepët sidomos janë ata që janë në fazat që duan të bëjnë atë luftën e mbijetesës dhe të rigjenerimit dhe të ngritjes nga hiri i tyre. Kështu që Akrepët luftë duan, se s’duan pjatën të shtruar, i stimulon kjo. Po Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre, Afërdita e kundërt i rikthen në mendje disa pabesi që u kanë bërë në jetën personale, mund të dëgjojnë dhe për një tradhti. Kujdes nga skandalet dhe jeta personale e fshehtë sepse Afërdita e kundërt nuk është shumë pozitive. Kujdes burrin, gruan, partneritetet, sepse është një ndryshim pushtetesh. Kujdes dhe në karrierë këtë mes të javës, mos bëni debate me me pronarët.

Shigjetari, 2 yje: Ata kanë problematike ditën e punës, përditshmërinë e punës edhe një javë. Ndodh diçka aty, u duket sikur i ka ikur pushteti, kontrolli, u duket sikur po lodhen, stresohen dhe sikur s’e kanë gjetur veten e tyre. Por të gjitha të tjerat në fakt i kanë mirë se rikthimi i kundërt i Afërditës në Peshore tregon që do bëjnë ato lojërat e tyre, do kthehen në disa naze, në disa flirte nga e kaluara, në disa mundësi për t’i riparuar situatat. Gjërat që kanë humbur në shtator mund t’i gjejnë në fund tetori, megjithëse është periudhë e trazuar.

Bricjapi, 3 yje: Janë mirë me hënën e plotë në Dem, sepse i lidh me jashtë, me komunikimet, me udhëtimet, me studimet por duhet të marrin një vendim shumë të prerë. Nëse vendimi që po marrin nuk është shumë i prerë, do rezultojë një dështim, qoftë një çështje pune ligjore, qoftë një udhëtim jashtë, qoftë një pasiguri që mund të kenë pasur, qoftë një bashkëpunim pune me jashtë, duhet ta marrin të sigurt. Nëse nuk e marrin si të sigurt ose e kanë me dy mendje, më mirë mos ta marrin fare sepse do jetë e vështirë ecuria.

Ujori, 1 yll: Ka katërkëndësh me hënën e plotë në Dem dhe hëna e plotë në Dem është në çështje familjare për ta, tregon dobësitë ose mangësitë që mund të kenë aty ose sa janë ata të përfshirë me familjen ose sa familja është e përfshirë me ta. Por duan të bëjnë një ndryshim drastik. Ose duan të ndryshojnë mënyrën ku jetojnë ose me kë jetojnë, si jetojnë ose çfarë investojnë. Pra i ka dalë një pikëpyetje se si do ta vazhdojnë jetën e tyre familjare ose atë pjesën e ekonomisë familjare. Por rikthimi i Afërditës së kundërt në Peshore është lajmi i mirë në jetën erotike të tyre dhe komunikimet.

Peshqit, 4 yje: Peshqit janë shenjë romantike. Hëna e plotë në Dem është gjithsesi hënë e plotë që supozon romantizëm dhe Peshqit do ta marrin romantizmin. Do duan të sigurohen për njeriun që duan ose me të cilin punojnë, do bëjnë ca provokime drejt tyre, do krijojnë ca ndarje, por do kërkojnë edhe rikthime sepse edhe Mërkuri i kundërt në Akrep dhe Afërdita e kundërt u jep një favorizim për ta kujtuar ose për ta dashur pra njeriun e tyre. Mërkuri i kundërt në Akrep do t’i ndihmojë shumë për t’u rikthyer në një marrëdhënie të cilën mendonin se e kishin humbur ose që i kishte lënë. Pra shumë Peshq rikthehen me ish-ët dhe ish-at.

/tvklan.al



Source link