Motra e Erjon Vishkullit i rrëzoi pretendimet se shpenzimet janë mbuluar nga shteti, reagon menjëherë Rama

October 25, 2026 •


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kundërshtimit të pretendimeve të tij nga motra e Erjon Vishkullit, lidhur me angazhimin personal të kreut të qeverisë për dërgimin e 28-vjeçarit në Itali për trajtim të specializuar mjekësor.

Në një reagim publik, Rama ka theksuar se iniciativa për trajtimin e të riut dhe transportimi i tij drejt Romës me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve, u mundësuan nga shteti shqiptar.

“Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë ‘persona’, por e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve, janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër!”, shkruan Rama.

Kryeministri ka sqaruar gjithashtu se kishte ofruar të shoqëronte të riun dhe vëllanë e tij deri në sallën VIP të aeroportit, nga ku do të nisej për jashtë vendit, duke theksuar se edhe vetë ishte i gatshëm të largohej nga aeroporti për t’i përcjellë.

Në fund të reagimit, Rama ka bërë thirrje për humanizëm, duke theksuar se, pas dhunës dhe përplasjeve, edhe personat e lënduar mbeten qytetarë që kanë nevojë për ndihmë dhe trajtim mjekësor.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur janë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u organizua dërgimi i 28-vjeçarit në Itali dhe mbi rolin e institucioneve shtetërore në këtë proces.



Source link